Kujdes shëndetësor

Stoku i produkteve

APILIFEVAR

Për trajtimin e bletëve kundër varroas.

Mjekësia veterinere me veprim sinergjik bazuar në 4 vajëra esencial (Tymol, Eukaliptol, Levomentol dhe Camphor). Avantazhet e produktit Apilife janë të lehta dhe i sigurtë për qëllimin e përdorimit në shkatërrimin e varroas në bletë, efikasitet i shkëlqyeshëm
Adaptohet tek të gjitha klimat dhe kushtet si dhe në të gjitha racat e bletëve. ApiLifeVar është efektiv, i besueshëm, dhe i njohur botërisht.

Për bletarët fillestarë dhe profesionist
Ballina Katalogu APILIFEVAR
APILIFEVAR
— Produkt Organik për trajtimin e varroas në bletë
Formuluar për koloni të shëndetshme.

Zgjidhja Organike
Pa mbetje në bletë.

APILIFEVAR
Udhëzimet e përdorimit per kosheren Langstroth (LR) një katëshe:
1.Hapeni qesen e cila përmban 2 shirita
2. Merreni njërën nga 2 shiritat dhe ndajeni në dy pjesë
3. Hapeni kosheren dhe vendoseni njërën pjesë të shiritit të ndarë në skajet e kosherës, mbi korniza.
4. Mbylleni kosheren dhe lëreni produktin të punoj për 7-10 ditë, duke e përsëritur trajtimin 3 herë me shirita të ri, në të gjitha kosheret që gjenden në bletishtën tuaj.

Temperatura ideale për përdorim është 20 – 25 gradë celsius, ndërsa mesatarja është nga 15 grade deri në 30 gradë celsius.

Kërko më shumë informacione

Shikoni në video si përdoret ApiLifeVar

Videot e mëposhtme demonstrojnë në mënyrë praktike hapat kryesorë të trajtimit me ApiLifeVar në tipologjitë më të zakonshme të koshereve.

Langstroth (LR)

Dadan Blatt

Përdorimi

ApiLifeVar mund të përdoret në periudhat kohore Pranverë dhe Verën e vonë pas vjeljes së mjaltit.
Te aplikohet mbi korniza në skajin e kosheres larg qerdhes.

Produkti është i destinuar për përdorim vetëm për bletë. Nuk është për konsum njerëzor.

Përbërja

Përmban vetëm përbërës natyral: Mentoll, Kamfor, Vaj eukalipti dhe Timol.

Shikoni ambalazhin e produktit për më shumë informacione të detajuara.

Avantazhet

  • Trajton bletet kundër parazitit Varroa destructor
  • Produkt organik - i çertifikuar
  • Origjinë 100% Italiane
  • Mund të përdoret në bletari Konveksionale dhe Organike

Ambalazha

Paketimi ka 2 tableta të ndara

  • Paketim praktik për përdorim në numër të pavarur kosheresh.

Periudha e vlefshmërisë

Afati i përdorimit të produktit është i shtypur qartë në paketim. Ruajeni produktin në ambient të thatë, larg rrezeve direkte të diellit dhe burimeve të nxehtësisë, mbajeni në temperaturë dhome. Mos e vendosni produktin në Frigorifer.

Mos e përdorni produktin pas skadencës së deklaruar dhe pas hapjes së paketimit aplikoni të gjitha tabletat sipas nevojës. Mos përdorni mbi dozë të produktit.



Pyetjet më të shpeshta


ApiLifeVar është produkt veterinar me veprim sinergjik i cili përdoret në bletë me qëllim të shkatërrimit të varroas. Produkti aplikohet në bletë nëpërmjet avullimit dhe kontaktit te drejteperdrejte me produktin.

Përmban: Timol, Vaj eukalipti, Mentoll dhe Kamfor.
Para se të aplikoni trajtimin është e rëndësishme të lexoni etiketën e produktit.

Merrni sasinë e duhur të shiritit bazuar në llojin e kosheres që dëshironi të trajtoni (shih tabelën më poshtë). Vendosni shiritin në skajet e kosheres, në kosheren e sipërme, mbi korniza. Mbyllni kosheren dhe lëreni produktin të funksionojë për 7–10 ditë. Në fund të kësaj periudhe, përsëritni këto aplikime të shiritit për 3–4 herë.

Kujdes mos e hapni kosheren pas vendosjes së preparatit, sepse produkti aplikohet nëpërmjet avullimit dhe pas hapjes efekti i ilaçit mund të dalë jashtë kosheres. Kosherja të hapet vetëm në rast se vëreni ndonjë çrregullim të bletës. Gjithashtu është e rëndësishme që të trajtohen të gjitha kosheret në të njëjtën kohë për të shmangur grabitjet apo përsëritjen e pranisë së varroas.
Tabela e dozimit dhe përdorimit të ApiLifeVAR
Kur temperatura është mjaft e lartë për një shpejtësi të duhur të avullimit. Mesatarja ideale e temperaturës është prej 15°C deri 30°C.

Nëse temperatura është rreth 30°C atëherë rekomandohet të aplikoni trajtimin herët në mëngjes ose pasdite vonë, duke filluar vendosjen e gjysmës së dozës së plotë dhe përfundimin e trajtimit një ditë më pas.
Produkti duhet të ruhet larg rrezeve të diellit, larg burimeve të nxehtësisë dhe në temperatura nën 25°C. ApiLifeVAR nuk duhet të vendoset në frigorifer ose të ngrijë; në përgjithësi duhet të jetë i mbrojtur nga temperaturat e ulëta.

Paketimi i pahapur është i vlefshëm për 24 muaj nga data e prodhimit. Pas hapjes, shiritat duhet të përdoren dhe nuk duhet të mbahen të hapur. Gjatë transportit kini kujdes duke i shmangur dëmtimet e paketimit dhe mos i lini në makinë, sidomos kur temperaturat e jashtme janë shumë të nxehta ose shumë të ftohta.
Po, është e mundshme të ushqeni kolonitë gjatë trajtimit me ApiLifeVAR me të dy opsionet: ushqim të lëngshëm (shërbet) apo të ngurtë (ushqim/kuleq/pogaqe).

Nëse shiritat ApiLifeVAR vendosen afër ushqimit, atëherë mund të reduktohet konsumimi i ushqimit. Sidoqoftë rekomandohet që gjatë trajtimit të hapet kosherja sa më pak.
Nëse mesatarja ditore e temperaturës kalon mbi 30°C dhe keni vërejtur që kolonitë kanë filluar të stresohen, atëherë hapeni fundin e poshtëm dhe ndërpriteni trajtimin me ApiLifeVAR.
Jo, absolutisht mos trajtoni bletët edhe me produkte të tjera gjatë trajtimit me ApiLifeVAR.
Apilife Var ka një histori të gjatë testesh shkencore të kryera në zona të ndryshme gjeografike, në kushte të ndryshme klimatike dhe në tipologji të shumta të koshereve. Rezultatet e efikasitetit të marra nga këto teste janë mesatarisht gjithmonë më të larta se 90%.

Kushtet që ndikojnë më shumë në këtë rezultat janë mënyra e duhur e administrimit, aplikimi i saktë dhe temperatura, e cila idealisht duhet të jetë midis +15°C dhe +30°C.
Po. Rregullorja Evropiane 2018/848 në lidhje me prodhimin organik lejon përdorimin e saj në bletari organike. Prodhuesi i Apilife Var furnizon një certifikatë të produktit organik të lëshuar nga një agjenci italiane e çertifikimit organik.
Doza e Apilife Var është studiuar dhe zgjedhur për të dhënë doza më të ulëta të parimit aktiv në të njëjtën kohë, në mënyrë që të ketë tolerancën dhe efikasitetin më të mirë në kushte të ndryshme gjeografike dhe klimatike, duke garantuar produktin dhe qëndrueshmërinë më të mirë.

Një efekt dytësor i aplikimeve të përsëritura, që rezulton nga hapja e kosheres, është një monitorim më i mirë i koshereve nga bletari.
Nëse vëreni sjellje të çrregullta të çerdheve apo grabitje, ndaloni trajtimin e koshereve të grabitura dhe zvogëloni madhësinë e hapjes së derës hyrëse.

Rekomandohet të shmangni këtë fenomen duke aplikuar trajtimin njëkohësisht në të gjitha kosheret e bletëve për t’i vendosur ato në të njëjtat kushte.