Stoku i produkteve
Trajtimi semundjes Nozema me ApiHerb.
ApiHerb është një Anti-parazit natyral kundër sëmundjes Nosema bazuar në bimë medicinale(hudhra dhe kanella) të zgjedhura për aktivitetin e tyre antibakterial, vitaminat B (B1; B2; B6)natyrshëm i pranishëm në polen dhe mjaltë, dekstrozë dhe vajra esencialë (nenexhik dhe trumzë).Apiherb gjithashtu tregon një veprim pozitiv të provuar në zhvillimin e kolonisë me një rritje të konsiderueshme e numrit të bletëve në koshere.
Apiherb Mund të përdoret në Pranverë dhe Vjeshtë gjithmonë kur temperaturat janë mjaft të përshtatshme (përgjithësisht të paktën rreth 10 ° C) për të lejuar bletët ta marrin ilaqin dhe për të bërë fluturime brenda dhe jashtë.
ApiHerb mund të administrohet sa herë që kërkohet një veprim kundër Nosema. Veçanërisht gjatë rifillimit të aktivitetit të kolonisë ose afër fazës së dimërimit. Këto periudha janë më delikatet, siç mund të ketë mungesa e polenit dhe nektarit
ApiHerb gjithashtu mund të përdoret edhe nëpërmjet ushqimit të ngurtë (pogaqes), kliko këtu për ta parë produktin i cili prodhohet me ApiHerb
Përdorimi me spërkatje mbi korniza Përzieni 40gr. ApiHerb në 500ml shërbet në racion 1 me 1. Kjo dozë është e përshtatshme për trajtim (një herë) për rreth 10 koshere. Rekomandohet që të pregaditet së paku 12 orë para vendosjes në bletë. Spërkateni (5ml) mbi qdo kornizë të kosheres. Mos e perdorni 48 orë pas pregaditjes. Përdorimi nëpërmjet ushqyeses Përzieni 10gr. ApiHerb për çdo 1 liter shurup/shërbet derisa e tërë sasia e hedhur në shurup/shërbet të tretet mirë me pjesën e shurupit/shërbetit, pastaj vendoseni në një enë të përshtatshme duke e lënë të përgaditur 12 orë para përdorimit, pastaj vendoseni në ushqyese që bletët ta marrin produktin.
Produkti është i destinuar për përdorim vetëm për bletë. Nuk është për konsum njerëzor.
ApiHerb i zhvilluar kundër sëmundjes Nosema më përmbajtje i bazuar në bimë medicinale (hudhra dhe kanella) të zgjedhura për aktivitetin e tyre antibakterial, vitaminat B (B1; B2; B6) natyrshëm i pranishëm në polen dhe mjaltë, dekstrozë dhe vajra esencialë (nenexhik dhe trumzë).
Shikoni ambalazhin e produktit për më shumë informacione të detajuara.
Produkti ofrohet në paketim 40 gr. 500gr. 1000gr.
Afati i përdorimit të produktit është i shtypur qartë në paketim. Ruajeni produktin në ambient të thatë, larg rrezeve direkte të diellit dhe burimeve të nxehtësisë, në temperaturë dhome.
Mos e përdorni produktin pas skadencës së deklaruar dhe sigurohuni që ambalazhi të jetë i mbyllur mirë pas çdo përdorimi, për të ruajtur vetitë origjinale të produktit.