Një partneritet strategjik për t’iu sjellë bletarëve produkte profesionale, të certifikuara dhe të testuara në praktikë, direkt nga një prej brendeve më të njohura në Evropë.
N.T.SH NORI është krenarë të njoftojë partneritetin e ri si distributor i autorizuar për tregun e Kosovës me ALVEIS by Chemicals Laif, një brend italian i specializuar në produkte profesionale për mirëqenien dhe shëndetin e kolonive të bletëve. Ky bashkëpunim sjell në Kosovë një linjë të standardeve të larta evropiane, të ndërtuar mbi kërkim shkencor dhe përvojë shumëvjeçare në bletari.
Për bletarët tanë, ky partneritet nënkupton qasje më të lehtë në produkte të besueshme, të cilat adresojnë sfidat kryesore të përditshme në koshere. Fokus i veçantë i është kushtuar shëndetit, forcimit dhe qëndrueshmërisë së kolonive gjatë gjithë vitit.
Si distributor i autorizuar për tregun e Kosovës, N.T.SH NORI nuk e sheh veten vetëm si kanal shitjeje. Mbi të gjitha, ne synojmë të jemi partner teknik dhe praktik për bletarët që na besojnë punën e tyre.
Në vazhdimësi, do të ju njoftojmë më detajisht për gamën e produkteve ALVEIS që do të jenë në dispozicion në dyqanin tonë, si dhe për trajnime dhe prezantime të dedikuara për bletarinë profesionale dhe atë tradicionale.
Për më shumë informata rreth produkteve të ALVEIS, ju ftojmë të na kontaktoni ose të na vizitoni. Për të parë më shumë rreth brendit, mund të vizitoni edhe faqen zyrtare: www.alveis.it